Drejtpërdrejt nga Brezovica, ku humbi jetën Arian Daci (Video)

Shpërndaje

Si pasojë e një orteku, në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, ka humbur jetën Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajit.

“Një person me inicialet A.D rreth orës 15:00 ka gjetur vdekjen si pasoj e një orteku të borës në Brezovicë. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësore”, ka thënë Shabani.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar se trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin e një grup tjetër skiatorësh, kanë shpëtuar pasi kanë qenë të pajisur me pajisje mbrojtëse.

Lidhur me vdekjen e tij, kanë shprehur ngushëllime; Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, e shumë politikanë të tjerë…

Disa orë para se të ndodhte orteku, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.

Arian Daci, 40 vjeçar, ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ndërkaq ka qenë farmacist me profesion.

Poashtu njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.

Duhet theksuar se në vendin e njëjtë, rreth një vit më parë ka vdekur edhe një person nga Ferizaj.

Loading...