Ekskluzive: Video nga rrahja e dy policëve shqiptarë në Shutkë të Shkupit

Shpërndaje

Në një video të siguruar nga ALBAZONE-TV, mund të shihet turma e banorëve rom të lagjes së Shutkës duke sulmuar dy policët shqiptar, ku njëri prej tyre, Feim Koka është në gjendje kritike.

Krejt filloi mbrëmë rreth orës 17 e 20 minuta në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizarë pas një lajmi të rrejshëm se persona të panjohur me forcë kanë futur një femër në një furgon.

Ky lajm është përhapur nga një vajzë e mitur, e cila ja ka rrëfyer këtë një personi të moshuar, i cili më vonë e kishte paraqitur rastin në polici. Më pas është mbledhur një grup më i madh i qytetarëve dhe në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë.

Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, qytetarët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, të cilët gjendeshin në veturë dhe ato janë dërguar në spital për t’ju dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri nga të sulmuarit është në gjendje kritike.

Loading...