Fillojnë sanksionet e para të SHBA-së ndaj Kosovës!

Shpërndaje

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj shtetit të Kosovës tanimë vetëm se kanë filluar, kjo vjen pasi Kosova nuk po i respekton vendimet dhe kushtet që i ka kërkuar Departamenti i Shtetit të Amerikës për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, transmeton Gazeta Metro.

Se situata është tejet serioze dhe marrëdhëniet tani po fillojnë të acarohen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kosovës, e vërteton fakti i refuzimit të vizës amerikane për kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, për të mos lejuar që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC.

Këtë sot e ka vërtetuar edhe zyra e presidencës së Kosovës, duke treguar se i vetmi nga liderët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC, do të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ftesa për presidentin Thaçi ka ardhur nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj sot ka thënë se nuk e di se cilat janë sanksionet dhe pasojat që SHBA do të nisë ndaj Kosovës pasi këta të fundit nuk po përfillin kërkesat e shtetit amerikan për pezullimin e taksës 100%.

“Nuk e di, nuk e di, nuk kam përgjigje për këtë”, ka thënë shkurt Haradinaj për Klan Kosova.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar shtetit të Kosovës për herë të tretë që taksa ndaj Serbisë të pezullohet në mënyrë që t’i ipet frymë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.

Mirëpo këto kërkesa serioze të SHBA’së, e cila për herë të tretë Kosovës ju drejtua dje, Haradinaj nuk po i përfillë fare, por tanimë plani tjetër i SHBA’ve dhe sanksionet ndaj Kosovës vetëm sa kanë filluar, transmeton Gazeta Metro.

Dita e fundit kur duhej të hiqej taksa ishte data e 21 janarit, por as ky afat nuk është respektuar nga Qeveria e Kosovës dhe tanimë sanskionet nga SHBA’të kanë filluar.

Kujtojmë se SHBA’të kanë lutur Kosovën për të tretën herë që ta pezullojë taksën 100% dhe mos të nisin me sanksione ndaj shtetit që ata kanë investuar në pavarësinë e saj, por këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur tek Qeveria e Kosovës.

Loading...