Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bie

Shpërndaje

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria Haradinaj. Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

Më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 %. Mirëpo, ka pasur kërkesa të shumta edhe nga zyrtarë të BE-së që të shfuqizohet ky vendim.

Loading...