Ja çfarë është biseduar në takimin mes Zoran Zaevit dhe Bilall Kasamit

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot pasdite realizoi takim me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Zaev dhe Kasami kanë biseduar rreth kërkesave të Lëvizjes BESA, gjegjësisht rreth shkaqeve dhe përmbajtjes së kërkesave.

“Dy kryetarët janë marrë vesh që të realizohet edhe një takim më së voni deri të martën me ç’rast grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit dhe përfaqësuesve të Lëvizje BESA do të shqyrtojnë detajisht propozimet dhe do të definohen pozicionet konkrete”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Qeveria.

Më herët gjatë ditës Zaev njoftoi se do të takohet edhe me Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se nga të dy pret seriozitet dhe përgjegjësi.

Përndryshe, partitë e Kasamit dhe Selës në Kuvend kanë gjithsej 4 deputetë të nevojshëm për të krijuar shumicën e duhur prej dy të tretave. Faza e fundit e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës fillon me seancën parlamentare më 9 janar.

Loading...