Johannes Hahn takon Edi Ramën, viti 2019-të vendimtar për Shqipërinë

Shpërndaje

Pas vizitës që zhvilloi në Kosovë, Komisioneri Johannes Hahn ka arritur edhe në Shqipëri ku në kuadër të këtij udhëtimi ka takuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Përmes llogarisë së tij në twitter, Johannes Hahn ka thënë se ky vit është kyç për Shqipërinë pasi gjendet në momentin e reformave drejt vendimeve të mëdha të Këshillit Europian, njofton Klan Kosova.

”I lumtur të jem në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama. Viti 2019-të është vendimtar për Shqipërinë. I sigurt që Qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të rëndësishme në reformat kyçe përpara vendimit të Këshilit Europian në qershor duke realizuar perspektivën e saj europiane”, shprehet Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.

Loading...