Komisionit për seleksionimin e Anti-korrupsionit, Taravari: Skandal i radhës nga BDI-ja

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit, si dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët gjatë emisionit “Programi 200”, foli edhe për komplementimin e Komisioni i cili duhet të bëjë seleksionimin e anëtarëve të rinj të komisionit Antikorupsion. Taravari tha se kjo është skandal i rradhës nga BDI-ja, pasi që pamundësuan që opozita shqiptare të ketë përfaqësuesin e tyre në këtë Komision.

“Ky është skandal i rradhës nga BDI. Nuk duhet të lejohet që mos të ketë një shqiptar, nuk them të jetë i Aleancës apo i Besës. Një duhet të jetë nga opozita shqiptare. Dy janë të VMRO-së. Mendoj se ju duhet të insistoni pa marrë parasysh marrëveshjeve që i keni me LSDM-në me të cilët jeni në qeveri tash. Do të thotë ju i përfaqësoni me dy deputetë VMRO-në dhe asnjë prej opozitës shqiptare”, theksoi Taravari.

Ndryshe, sot propozimi i deputetit të Besës Fadil Zendeli, që Syrija Rashidi të përfaqësojë opozitën shqiptare në këtë Komision Selektiv, nuk mori përkrahjen e deputetëve shqiptarë Artan Grubi dhe Muhamed Zekiri të cilët votuan për Vlladanka Aviroviqin.

Loading...