Kompania shtetërore MEPSO ‘mbushet’ me familjarë të BDI-së

Shpërndaje

Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat dhe të gjitha nivelet të institucioneve të shtetit, dhe jo të mbillet edhe më shumë. Në institucionet më të larta shtetërore dhe private duhet të mbisundoj meritokracia sepse qytetarët e kërkojnë më së shumti këtë. Por ktë njejtën si duket nuk e di Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili edhe përskaj kritikave të një pas njëshme të opinionit, ai vazhdon ta kultivoj dukurinë e nepotizmit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka punësuar motrën e tij në Kompaninë prestigjioze “MEPSO”.

Nëse kjo është mënyra e veprimit të Ministrit Bekteshi, atëherë këtu edhe mund ti gjejmë shkaqet e dështimit të tij si Ministër, sepse ky lloj nepotizmi është pa dyshim, thelbi i dështimit te shumë subjekte politike por edhe personaliteteve publike që ushtrojnë fuksione publike.

Për këtë dukuri negative kohë më parë ka shkruar edhe Akademiku Izet Zeqiri me një artikull ku pati kritikuar Qeverinë aktuale se po vazhdon me korrupsionin dhe nepotizmin.

“Korrupsioni i bardhë i përfshin ato forma të sjelljes koruptive të cilat në disa mjedise këtu te ne nuk kuptohen si jo morale si rezultat i traditës dhe mentalitetit. Këto forma janë: Nepotizmi, kronizmi dhe patronazha (protekcioni). Nepotizmi është një sëmundje nga e cila lëngon gati çdo institucion shtetëror sepse edhe sot e kësaj dite zyrtarët publik e keqpërdorin pozitën e vetë, autoritetin zyrtar dhe forcën e ndikimit me qëllim në disa vende në administratën publike ose në organet e tjera shtetërore të venë ose të punësojnë njerëz të afërt të familjes.Forma tjetër e korrupsionit të bardhë është kronizmi dhe patronazha (protekcioni) edhe pse thellësisht dallojnë, këto kanë pika të përbashkëta. Në organet shtetit në këtë situate në vend të punësimit të familjarëve këtu punëson miq, shokët afërt për mbrojtje dhe përkrahje nga ana e ndonjë personaliteti me ndikim. Këto elemente janë dukuri masovike në të gjitha instituciones si rezultat i mos respektimin të kritereve të meritokracisë”, pati shkruar ish deputeti dhe profesori universitar, Izet Zeqiri.

Një rikujtim, më herët edhe kryetari i parlamentit Talat Xhaferi dhe Nevzat Bejta kanë punësuar vajzat e tyre në MEPSO.

Ja lajmi: Pas Talat Xhaferit edhe Bejta punësoi vajzën e tij në MEPSO

Loading...