Kryeparlamentari Xhaferi: Me votimin e sotëm, Maqedonisë iu hap rruga për BE dhe NATO

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese.

Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit maqedonas e ka konsideruar këtë si lajm shumë të rëndësishëm.

“Sot Parlamenti kurorëzoi përpjekjen për të arritur qëllimet e saj strategjike: anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave për në Bashkim Europian”, ka thënë Xhaferi për Klan Kosovën.

“Përmes votimit ne sot vendosmë ta realizojmë këto qëllime strategjike për vendin”.

Loading...