“Ku është puna dhe përgjegjësia Xhevati ikën, ku priten shiritat Xhevati aty”

Shpërndaje

Sot në Kamenjan të komunës së Bogovinës u lëshua salla e sportit ku të pranishëm ishte ministri i Arsimit, deputet si dhe kryetari i komunës së Bogovinës nga ASH-ja. Ajo që ra në sy ishte paraqitja e deputetit të BDI-së, Xhevat Ademiti i cili gjatë kohë nuk është shfaqur në opinion, sot ai e preu shiritin e sallës së re të sportit.

Në BDI gjithnjë është përfolur se “ku është puna dhe përgjegjësia Xhevati ikën, ku priten shiritat Xhevati është aty”. Xhevat Ademi pasi ndërmjetësoi dhe fitoi firma e afërt me të për të kontrolluar testet e lejeve për vozitje ai më nuk u shfaq në media.

Siç raportohet në forma jozyrtare fitimi i kësaj firme nuk ka kaluar edhe pa telashe në parti që pas kësaj ka qëndruar Xhevat Ademi. Ndryshe jo zyrtarisht thuhet se në Tetovë dhe Gostivar vazhdon të ketë problem jashtëzakonisht të madh për dhënien e testit të vozitjes ku ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet e pengesës së dhënies së testit. /TS/

Loading...