Kurti: Kemi qëndrim të kundërt me Thaçin dhe Veselin – të shkojë Haradinaj, të mbetet taksa

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për dukuritë negative që sipas tij kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar dhe po vazhdojnë të ndodhin akoma.

“Në vitin që shkoi është rritur papunësia në përgjithësi, si dhe papunësia tek të rinjtë. Vetëm papunësia tek gratë ka mbetur njësoj se është aq e lartë sa nuk rritet më”.

“Sot po bëjnë lajm punëtorët që nuk janë në grevë. Paga e presidentit është 17 herë më e lartë se paga minimale e përcaktuar me ligj”.

“Është rritur edhe korrupsioni derisa radhët para ambasadave po shtohen kurse korrigjimi i demarkacionit Meha nuk është askund”.

Kurti në fjalimin e tij në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit ka përmendur edhe çështjen e kufijve dhe dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Sikur kjo të mos mjaftonte edhe një rrezik tjetër po na dominom – ndarja e Kosovës që herë emërohet si shkëmbim e herë si korrigjim i kufijve”.

“Presidenti i Kosovës vitin e kaluar paralajmëroi kompromis të dhimbshëm derisa këtë vit e nisi duke qenë i gatshëm për këtë kompromis”.

“Presidenti Thaçi ose bën bllof me idenë e zgjidhjes finale dhe marrëveshjes historike me Serbinë ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë – shpjegim tjetër nuk ka”.

“As dilema nuk ka – ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por pazar. Nuk është dialog me Serbinë ku Kosova do të ishte subjekt por pazar ku Kosova është bërë objekt”.

“Se çfarë dëshiron Serbia e dimë mirë, jo vetëm nga përvoja e hidhur por edhe aspiratat e fshehura të saj”.

Kur ka folur për taksën 100 % për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se ka qëndrim ndryshe nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Tash kemi tarifën 100 %, ne kemi qëndrim të kundërt me presidentin dhe kryeparlamentarin”.

“Ata duan që taksa të hiqet dhe kryeministri Haradinaj të mbetet. Ne duam që të largohet kjo Qeveri dhe Ramush Haradinaj ndërsa të mbetet kjo tarifë”.

“Nuk ka kuptim dialogu i ri me Serbinë derisa çdo ditë kemi ftesa nga Specialja për ushtarët e UÇK-së”.

“Sivjet, mes 24 marsit dhe 12 qershorit, do të përkujtojmë çdo ditë nga 3-4 masakra të vitit 1999 prandaj ndaluni, nuk guxojmë të gabojmë dhe duhet të nxjerrim mësime që të mos përsërisim gabime nga dialogu”.

Albin Kurti ka paralajmëruar protesta madhështore nëse nuk ndalet presidenti Hashim Thaçi

Loading...