LAJMI I FUNDIT: Dështon marrëveshja e Theresa May për BREXIT, deputetët votojnë kundër

Shpërndaje

Parlamenti i Britanisë votoi sot kundër marrëveshjes së BREXIT-it, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.

Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.

Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

Analistët thonë se megjithëse dihej që marrëveshja nuk gëzonte mbështetje në mesin e ligjvënësve, nuk pritej që rezultati i votimit të ishte kaq i thellë.

Qindra demonstrues pro-BE-së ishin mbledhur në martën në mbrëmje në Londër dhe filluan brohoritjet kur anëtarët e Parlamentit e hodhën poshtë marrëveshjen e BREXIT-it të negociuar nga zonja May me zyrtarët europianë në muajin nëntor.

Të mërkurën Parlamenti pritet të mbajë një votë mosbesimi për qeverinë, pas një mocioni të kryetari të opozitës, Corbyn.

Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.

Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXI-it, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.

Disa ligjvënës kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë drejt largimit nga Bashkimi Europian. Të tjerë duan që kontrollin e procesit të BREXIT-it ta marrë nga zonja May dhe kabineti i saj, Parlameti britanik.

Loading...