Lirohet ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi

Shpërndaje

Ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi është liruar gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka dhënë para pak minutash avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur Selimin në rastet “Drenica 1 dhe 2”.

“Para pak minutash , pas mbajtjes pa te drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vuajtje te dënimit për 227 dite pa vendim gjyqësore, më në fund është liruar Gjeneral Sylejman Selimi”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi ishte dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim.

Loading...