Mblidhen komandantët e Drenicës, festojnë lirimin e Sylejman Selimit

Shpërndaje

Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dje u lirua me kusht.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës janë mbledhur sot në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.

Fadil Demaku në një postimi në Facebook ka treguar se janë mbledhur në një odë.

“Te nipi im Isni Thaçi me Presidentin, Kryetarin e PDK-së dhe gjeneralët”.

Në këtë kremte po merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Loading...