Mediat gjermane “zbulojnë” pse Edi Rama i delegoi detyrën Gent Cakajt

Shpërndaje

Publiku shqiptar e ka lexuar si kokëfortësi vendimin e kryeministrit Rama për t’i deleguar rioshit Caka Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme, por gjermanët japin sinjalin se ne gabohemi.

Ata, me syçeltësi kanë zbuluar arsyen e vërtetë: arti i merr shumë kohë Edi Ramës (Kryeministër+piktor).

Prandaj, Rama, ca përgjegjësi të parëndësishme si puna e diplomacisë i heq nga vetja, për t’u marrë me atë qe ka prioritet: diplomacinë kulturore qe mendon se na i ofron ekspozimi i vizatimeve të tij.

Së fundmi “Die Welt” zbulon se Rama javën që do vijë do hapë një ekspozitë në Berlin.

Redaktorja e kulturës në “Die Welt”, Swantje Karich, e pyet Ramën për ekspozitën e ardhshme që kryeministri do hapë në kryeqytetin gjerman, Berlin

Gazetarja: Për disa vite ju keni qenë edhe në tregun e artit, duke ekspozuar në Bienalen e Venecias dhe javën e ardhshme do hapni ekspozitën tuaj “Puna” në Galerinë “Carlier Gebauer” në Berlin. A shkojnë së bashku, të qenit “hero” i tregut të artit dhe kryeministër i një vendi si Shqipëria?

Rama: E shoh veten si refugjat në tregun e artit. Unë hyj dhe dal përsëri. Unë nuk kam qëndrim të përhershëm në biznesin e artit. Ai më kujton shumë politikën. Gjithçka është shumë ngushtë atje. Por edhe një larmishmëri njerëzish të mëdhenj, mundësish të pakufizuara.

Gazetarja: Çfarë do ekspozoni në shfaqjen e Berlinit?

Rama: Tapetë të pikturuar, vizatime, skulptura. Për herë të parë do ekspozoj aty punët e bëra nga tavolina ime. Ato vijnë direkt nga jeta ime e përditshme, nga tavolina ime, nga puna ime. Dhe në Berlin, natyrisht, nuk do mungojnë fletët të cilat u krijuan këtu në kryeqytetin gjerman, në mbledhjet e mia.

Loading...