Mërgimtarë, mos ja mësyni Merdares – pritje deri në 8 orë

Shpërndaje

Festat përfunduan e me kaq edhe planet e mërgimtarëve kosovarë që zgjodhën vendlindjen për të kaluar ditët e fundit të vitit 2018 dhe të parat e vitit 2019.
Të gjithë ata që kanë zgjedhur Merdaren në rrugën për tu kthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë duhet të presin deri në 8 orë.

“Kufiri #Merdarë: pritja është 7 orë e 20 minuta deri 7 orë e 40 minuta për të dalur nga #Kosova”, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë u duhen vetëm 5 e më së shumti 10 minuta.

E përveq në Merdare, pritje tre orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Mirëpo, përveç në kufirin Kosovë-Serbi, me pritje qytetarët po përballen edhe ne kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Loading...