Ministri Oliver Spasovski në delegacionin e tij nuk ka asnjë shqiptarë! (Foto)

Shpërndaje

Sot në Pogradec në një takim të përbashkët janë takuar dy ministrat e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i Maqedonisë Veriore dhe Sander Lleshi i Shqipërisë, por siç shihet nga fotografitë e verifikuara Oliver Spasovski në delegacionin e tij nuk ka asnjë shqiptarë.

Më poshtë ju sjellim edhe njoftimin nga ministri i Shqipërisë Sander Lleshi:

Takim i përbashkët për bashkëpunimin ndërkufitar dhe policor

Në Pogradec sot në një takim të përbashkët me homologun e Maqedonisë, me qëllim thellimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe policor.

Përgëzova homologun Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë përsa i përket aprovimit të Marrëveshjes PRESPA, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit “one stop-shop” në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Maqedonia e ka në fuqi me Serbinë.

U nënvizua rëndësia e modelit “one- stop-shop” në kufi, për shkak se ky lehtëson së tepërmi lëvizjen e shtetasve dhe mallrave mes dy vendeve.

U zotuam të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vendosur këto pika të përbashkëta kufitare në datë 1 prill 2019.

Ministri maqedonas na informoi se autoritetet maqedonase po marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.

Shfrytëzova mundësinë për t’i prezantuar homologut maqedonas idenë e sigurimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, udhëtarëve dhe mallrave në kufijtë e vendeve, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit në kufijtë me vendet e tjera.

Gjithashtu shpreha se kjo ide do të ndahet edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të mirëpritur t’i bashkohen dhe përfitojnë nga nisma.

Z.Spasovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumë të mirë dy-palësh në fushën e Policisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale të sigurisë, duke nënvizuar më tej rritjen e bashkëpunimit ë të mëtejshëm midis dy vendeve.

Loading...