Moti nesër, temperaturat rekorde në minus

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë celsius.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes’, njofton IHMK.

IHKM po ashtu njofton se temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë celsius./RTK

Loading...