Në sy të Haradinajt, dy familje shqiptare i japin fund hasmërisë (Foto)

Shpërndaje

Dy familje shqiptare i kanë dhënë fund hasmërisë me njëra-tjetrën, në sy të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ishte pikërisht Haradinaj që ka bërë të ditur lajmin. Ai thotë se dy familjet u pajtuan, sot kur kujtohet rënia e disa dëshmorëve të kombit shqiptar.

Postimi i tij:

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!

RH

Loading...