Nga sot, Shqipëria pa baste dhe kazino

Shpërndaje

Nga kjo ditë e parë e Vitit të Ri 2019, Shqipëria nuk do të ketë më baste dhe kazino në të gjithë vendin, pas një vendimi të qeverisë.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur më 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua në fund të muajit tetor, në seancën plenare të Kuvendit me 75 votat pro të mazhorancës.

Kjo vendimmarrje sociale e politike, u konsiderua nga qeveria si vendimi më i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve, familjeve dhe ekonominë dhe që godet krimin në një nga vatrat e veta më aktive. Mbyllja e basteve, nuk ka asnjë ndikim në planifikimin e buxhetit të shtetit. Qeveria ka parashikuar që të papunët e basteve do trajtohen me kurse rikualifikimi.

Loading...