Një aeroplan rus arrin në Venezuelë ‘për të hequr arin me vlerë 840 milionë dollarë nga banka qendrore’

Shpërndaje

Një aeroplan i llojit Boeing 777, që mbante vetëm dy anëtarë të ekuipazhit dhe pa pasagjerë, u ul në Karakas, thuhet se mbante 20 ton ari nga Banka Qendrore e Venezuelës të cilat supozohet se do t’i barte jashtë vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i kompanisë Nordwind Airlines udhëtoi të hënën nga Moska në Karakas, pavarësisht faktit se kompania e udhëtimit komercial nuk ofron ndonjë fluturim nga Rusia në Venezuelë.

Ndërkohë Qeveria e Venezuelës ka mohuar se ka një aeroplan rus në aeroportin ndërkombëtar Simon Bolivar dhe ministria e jashtme e Rusisë tha se nuk ka informacion për aeroplanin.

Ndërsa deputeti venezuelian Jose Guerra, ish-kreu i kërkimeve në Bankën Qendrore, pretendon se aeroplani në fjalë kishte marrë përsipër të “shpëtojë” ari në vlerë prej 840 milionë dollarë, por nuk ofroi dëshmi konkrete për të mbështetur pretendimet e tij.

Ndryshe, presidenti Nicolas Maduro ka pohuar se Donald Trump ka urdhëruar qeverinë kolumbiane dhe mafien që ta vrasin atë, pasi një aeroplan misterioz rus ka aterruar në Venezuelë këtë javë “për të nxjerrë arin nga banka qendrore”.

Maduro ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti amerikan ‘i dha urdhër Kolumbisë për të më vrarë’ dhe se nëse diçka i ndodh atij ‘Donald Trump do të jetë përgjegjës’.

Loading...