Opozita bllokon foltoren, Basha: Qeveri teknike, ose fusim popullin në…

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori fjalën në seancën e  sotme plenare duke akuzuar qeverinë për vjedhje votash, pasi riktheu në vëmendje artikullin e publikuar ditën e djeshme nga BIRN dhe Zëri i Amerikës, për lidhjen e Vangjush Dakos me bandën e vëllezërve Avdyli nga Shijaku.

Referuar përgjimeve të reja që tregojnë se Dako ka darkuar me Avdylajt dhe i ka shpërblyer për mbështetjen e tyre në zgjedhje me akses në institucionet me të rëndësishme në Durrës, Basha tha se zgjedhjet e 2017-ës u vodhën nga qeveria Rama.

“Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. I kanë mbaruar ilaçet apo pluhuri. Gjëja e parë që duhet bërë është të ndërpritet seanca. Kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se Partia Demokratike propozon qeveri teknike për t’u futur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ose përndryshe Parlamentin do ta “pastrojë nga kriminelët ai që e ka zgjedhur”, pra populli duke hyrë brenda vetë.

Ky ishte kërcënimi i parë i hapur i Bashës ndaj qeverisë para protestës së 16 shkurtit, që reflekton tensionin që ka kapluar ambientin politik në vend.

Pak minuta pas fjalës së Bashës në foltore, në Kuvend nisën tensionet, me deputetët e PD-së që bllokuan foltoren e Kuvendit gjatë fjalës së ministres së Ekonomisë, Anila Demaj.

Gjatë gjithë kohës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë thirrje për qetësimin e gjakrave: “Z.Basha, uluni poshtë. Mos më detyroni të marr masa. Më tepër respekt për zonjën, aq më tepër që e ka për herë të parë”.

Ndërkohë Berisha dhe Basha kanë kërkuar që të paraqitet në Parlament, kryeministri Edi Rama që të japë llogari për vjedhjen e votave.

DEBATI:

Ruci: Zoti Berisha, më respket për zonjën dhe aq më shumë që e ka për herë të parë.

Ndërkohë nga vendi flet kryedemokrati Basha, dhe niset drejt foltores.

Ruci: Të tërheq vëmendjen mos e pengo seancën, mos e pengo seancën të lutem.

Ministrja Denaj: Po flas për qytetarët, jo për ju, Jam duke parë nga kamerat, nuk po shoh nga ju.

Ruçi: Basha, më shumë respekt për zonjën, duhet ta respektojë e duartrokisje, se është ministre për herë të parë.

Basha; Të vijë kryeministri.

Ruçi: Kërkoje të të vijë, kërkoje.

Loading...