Pa shihni Manastirin qysh e kemi lënë të shkretë..!!!

Shpërndaje

Shkruan: Nijazi Muhamedi

“Patriotizmit të teneqenjtë(prej teneqeje), si thoshte F. Konica, jemi duke ja parë sherrin dhe turpërimin. Kështu ndodhi dhe ndodh me Manastirin, KRYEVENDIN e vendit tonë në gjeografinë morale të ne shqiptarëve që e shpalli Kongresi i Manastirit(1908)dhe që tash e kemi lënë të shkretë e në poshtnim.

Të vetmuar i kemi lënë, vetëm me mbështetje bubullimash me shtirësi patriotike turpëruese edhe prometenjtë e qëndresës morale dhe të DENJËSISË shqiptare nga Manastiri gjithë sa janë dhe gjithë sa kanë qenë. Kështu, më 22 Dhjetor, në kujtim-datën e përshqiptarshme të Kongresit të Manastirit, prometenjtë e rinj të gjallnisë me denjësi, në krye me Shoqatën joqeveritare 22 Dhjetori,që ndezën zjarret e përkujtimit të asaj date të madh nisë morale shqiptare.

Shkoi kjo datë madhnie, dhe Manastirin prap e lamë të shkretë e të vetmuar.

Të vetmuar dhe me hije turpërimi e poshtnimi nga “patriotizmi i teneqenjtë” i horrave të politikës. Dhe ky horrllëk po ndodh për turp edhe të qeverisë shqiptare, kur lejon që shteti tjetër fqinj, si është ky, të cenojë sovranitetin moral e shtetëror shqiptar,duke marrë të drejtën e tij “të hapë konsullatë nderi” dhe me “konsull nderi” nga larg Manastiri, për të rrëzuar nderin e gjithë veprimtarëve të shkuar e të tashëm që i dhanë dritë qëndrese e gjallnie të re Manastirit të gjeografisë historike dhe morale të përshqiptarshme si Prizreni, si Shkupi, si Korça e si Vlora.

Dhe që turpi i horrave të jetë edhe më vjellës, qeveria që ka të drejtën e pacenueshme sovrane të hapë konsullatë me gjithë nishanet e misionet e një konsullate, rri gojë kyçur turpërisht dhe pa reaguar, duke lejuar rrëzimin e nderit (dinjitetit) të shtetit të vet, mbrojtjen e të cilit e ka përgjegjësi të pacenueshme kushtetuese.

Loading...