Policia arreston 39 valltare në Tetovë-Gostivar, 9 prej tyre nga Shqipëria

Shpërndaje

Nëntë vajza nga Shqipëria janë ndaluar në Maqedoni nga policia.

Gjatë një aksioni policor prej orës 22:00 të natës së mbrëmshme deri në ora 04:00 të mëngjesit të sotëm gjatë një kontrolli policor janë arrestuar 26 femra të moshës prej 20 deri në 46 vjet në 5 hotele në Tetovë dhe Gostivar.

Siç kanë informuar nga MPB, gjatë kontrollit në hotele janë gjetur 39 femra, prej të cilave 13 nga Maqedonia, ndërsa 26 kanë qenë të huaja.

11 prej tyre janë nga Serbia, 9 nga Shqipëria, 4 nga Bullgaria dhe nga një prej Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmë në periudhë prej ora 22.00 deri ora 04.00, pjestarët e policisë nga sektori për punë të brendëshme Tetovë, në bashkëveprim me më disa Njësite organizative nga Ministria për punë të brendëshme, si dhe organet kompetente inspektuese nga Drejtoria për të ardhura publike dhe Inspektorati i tregut, në rajonin e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, kanë realizuar kontroll aksion në 5 objekte hotelerike, ku qëndrojnë dhe në mënyrë ilegale punojnë, shtetase të huaja, si dhe për zbulimin e veprave tjera penale.

Gjatë këtij kontroll aksioni janë përfshirë 5 objekte hotelerike, prej të cilëve 3 në rajonin e Tetovës, dhe 2 në rajonin e Gostivarit. Gjatë kontrollit në objektet hotelerike janë ndaluar gjithsej 39 femra, prej të cilave 13 jan shtetase të R. Maqedonisë dhe 26 shtetase të huaja, prej të cilave 11 shtetase të Sërbisë, 9 shtetase të Shqipërisë, 4 shtetase të Bullgarisë, 1 shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës dhe 1 shtetase e Kosovës.
Femrat e ndaluara janë të moshës prej 20 deri 46 vjeçe, të cilat janë arestuar dhe mbajtur në stacion policorë, për procedurë të mëtutjeshme” thuhet në kumtesën e Policisë së Tetovës.

Loading...