Presidenti Meta dekreton emërimin e katër ministrave të rinj, zvarrit dekretimin e ministrit të ri të jashtëm

Shpërndaje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë emërimin në detyrë të katër ministrave të rinj të kabinetit Rama, transmeton Klan Kosova.

Në dekretin e datës 9 Janar, Meta tha se “Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.”

Po ashtu, Presidenti dekretoi edhe Belinda Ballukun në postin e Ministres së Infrastrukturës Dhe Energjisë, Besa Shahinin në postin e Ministres së Arsimit, Sportit Dhe Rinisë si dhe Elva Margaritit në postin e Ministres së Kulturës.

Tashmë i vetmi post që pret ende dekretimin e Presidentit është ai i Ministrit të Jashtëm. Meta nuk e ka dekretuar ende propozimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe emërimin në vend të tij të Gent Cakajt.

Kreu i shtetit tha më herët këtë të mërkurë se do të flasë me dekret brenda afateve të përcaktuara në ligjin themeltar të shtetit, ndërkohë që sqaroi se ishte në pritje të përgjigjeve që do të vinin nga institucionet të cilave Presidenca u është drejtuar për verifikim./tvklan/

Loading...