Presidenti Rugova qenin e Sharrit e quante qen autokton i Kosovës

Shpërndaje

Në media po qarkullon lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i dhurojë një qen Sharri presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lidhur me këtë temë ka reaguar e reja e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Blerta Kllokoqi Rugova.

Në një koment në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka kujtuar një përshkrim të Ibrahim Rugovës, i cili qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir.

Ky është postimi i plotë i Blerta Kllokoqi Rugovës:

“Qeni Mollos Ilir sipas përshkrimit që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova i kishte bërë në një botim të tij në vitin 2004 me titull “Qeni Ilir Shqiptar” ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh. Ai e përdorte për ushtrinë e tij.

Është një qen shumë besnik ndaj pronarit të vet dhe e ruan bagëtinë me besnikëri nga sulmuesit.

Në vitin 1995 kur është bërë ndarja e pasurisë së ish Jugosllavisë ka qenë një konflikt mes Serbisë dhe Maqedonisë për pronësi dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në atë kohë kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.

Njëkohësisht Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kërkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që të regjistrohet si qen autokton i Kosovës.

Në vitin 2012 një delegacion nga Kosova i deleguar nga z. Dardan Gashi ministër i mjedisit në atë kohë kishte marr pjesë në takimin e Federates së Kenologëve në Gjermani ku e ka prezentuar si qen autokton të Kosovës.” /21Media

Loading...