Presioni i BE-së për taksën, Hahn i vjen Kryeministrit Haradinaj përsëri në zyre

Shpërndaje

Johannes Hahn, Komisioneri i BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, po qëndron sot në Kosovë.

Ai është në takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj, por nuk do të flasë para medieve, raporton arbresh.info.

Ai vetëm me një qeshje ju përgjigj pyetjes së arbresh.info “nëse takimi lutës mund të ketë tensione.

BE-ja vazhdimisht ka bërë presion mbi palën kosovare sa i përket tarifës doganore për mallrat serbe. Ata vazhdimisht kanë kërkuar heqjen e taksës 100%, dhe vetë Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, e ka cilësuar si taksë e vendosur në kundërshtim me vlerat evropiane.

Pas këtij takimi Hahn do të udhëtojë për në Shqipëri, për të takuar kryeministrin Edi Rama.

Loading...