Rashidi pyetje Zaevit: Pse Kodra e Diellit mbeti në harresë, kurse në Vodno janë harxhuar miliona euro…?

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës Syrja Rashidi sot në senacën e rregullt të Kuvendit për pyetje të Deputetëve ka shfrytëzuar të drejtën për të parashtruar pyetje.
Deputeti Rashidi ka pyetur Kryeministrin Zaev lidhur me situatën e qendrës skijatore ,,Kodra e Diellit”

Ja pyetja e plotë e Deputetit Syrja Rashidi:
Kodra e Diellit dikur ka qenë krenaria jo vetëm e RM por edhe nj shteti të përbashkit si që ishte Jugosllavia. Ishte qendra më e madhe turiztike rekreative në Ballkan. Gjeneratat më të vjetra mbajnë mend se atje janë organizuar kampionate në skijim alpik sikurse ishte kampionati ballkanik që mbahej tradicionalisht për çdo ditë. Por ku gjendet sot? Është lënë në mëshirë të fatit dhe përditë shkatërrohet. 27 vjet nuk është bërë asnjë investim. Rruga katastrofale, nuk ka parking dhe vizitorët duhet të udhëtojnë nga 2-3 km në këmbë për të arrit në destinacionin e duhur, ski liftet të amortizuar, kurse teleferiku nuk funksionon që nga 2002. Në ndërkohë qeveritë në të kaluarën kanë bërë investime marramendëse për teleferikun në Vodno, dhe një investim 20 milionësh për një proekt totalisht të dështuar si që është qendra rekreative dimërore në Kozhuf. Kur ka qenë e njohur Kodra e Diellit në Bullgari ka pas një fshat që quhej Bansko për të cilin skish dëgjuar askush. Ku janë sot ata dhe ku jemi ne. I detyrojmë qytetarët tanë që pushimet dimërore ti kalojnë në Bansko. Ju posa u lëvduat me disa investime të huaja që pritet të hapin vende pune. Kjo ëahtë në rregull por nga ana tjetër e shkatërrojmë atë që e kemi dhe që mund të jetë burim i një zhvillimi dhe perspektive për rajonin e Pollogut ku do të hapeshin shumë biznese dhe vende pune.Duke i pasur parasysh kushtet klimatike dhe gjeografike të RM shtylla e ekonomisë të këtij vendi duhet të jenë bujqësia dhe turizmi. Duke i pasur parsysh këto a ka plan dhe ide qeveria se si do ja këthej shkëlqimin kësaj qendre?

Përgjigja e Kryeministrit Zaev

Përgjigja e Kryeministrit Zaev ishte se Qeveria po punon në një fizibiliti studim për të përpiluar një ofertë për të dhënë nën koncesion këtë qendër siç tha Ai shumë atraktive dhe e rëndësishme për vendin por me kapacitet të një qendre rajonale nëse bëhen investimet e nevojshme.

Loading...