Reagon ASH-Tetovë për gjendjen momentale të malesisë së Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Në qytetin e Tetovës për momentin gjendja është kaotike nga reshjet e borës, ndërsa malësia e Tetovës është në gjendje të mjerueshme . I lusim organet kompetente , firmat të cilat kanë fituar tenderin për mirëmbajtje dimërore ta kryejnë punën dhe t’ju dalin në ndihmë qytetarëve, informon fjala.mk

Postimi i plotë i ASH dega Tetovë:

Në qytetin e Tetovës për momentin gjendja është kaotike nga reshjet e borës, ndërsa malësia e Tetovës është në gjendje të mjerueshme . I lusim organet kompetente , firmat të cilat kanë fituar tenderin për mirëmbajtje dimërore ta kryejnë punën dhe t’ju dalin në ndihmë qytetarëve,

Lusim kryesinë e komunës që të jenë të vetëdijshëm se malësia e Tetovës ka njerëz me nevoja shëndetësore, të sëmurë me mbikëqyrje të rregullta , dhe nevoja të përditshmërisë.
Lusim qytetarët që për çfarëdo ndihme të nevojshme le të na kontaktojnë që ti bëjmë publike problemet e tyre.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga gjendja kaotike e disa fshatrave në malësinë e Tetovës:

Sellca-Tetovë

Liseci-Tetovë

Brodec-Tetovë

Vejcë-Tetovë

Loading...