Remi e Sami Lushtaku duke u kthyer nga Haga (Foto)

Shpërndaje

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa tashmë janë kthyer nga Haga pas ftesës së Gjykatës Speciale që të intervistohen si dëshmitarë të dyshuar.

Që nga e hëna, dy ish-komandantët e UÇK’së kanë qëndruar atje. Intervistimi i tyre kishte zgjatur me orë të tëra, për çka edhe Mustafa edhe Lushtaku u deklaruan pas atij procesi.

Ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa është intervistuar për 16 orë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai kishte thënë se është pyetur nëse do ta mbrojë UÇK-në në Hagë.

Ai ka shkruar se ai nuk e mbron UÇK-në por UÇK-ja e mbron atë.

Ndërsa edhe Lushtaku ishte deklaruar se nuk do t’i shmanget drejtësisë, i bindur se do të dalë faqebardhë nga kjo sfidë.

Shoqëruesi i tyre, Milaim Zeka na sjell fotografi gjatë kthimit të tyre për në Kosovë. Aty shihet edhe deputetja Ganimete Musliu./Periskopi/

Loading...