Rufki Suma, kryetari më i dashur (Video)

Shpërndaje

Rufki Suma kryetari i komunës së Hanit të Elezit nuk e ka një ditë pune sikur gjithë kryetarët e tjerë.

Suma më së voni në ora 6 të mëngjesit fillon punën në Komunë, madje nuk ndalet as ditëve të fundjavës.

“Zakonisht filloj punën në ora 6:00, ndërsa verës ndodh të dal në punë edhe para kësaj ore. Dimrit mund të ndodh që dal pas orës 6:00, varësisht kur falet namazi i sabahut”, tregon Rufki Suma.

Karrigen e të parit të komunës  për tre mandate e mban duke mos bërë asnjë ditë fushatë. Besim e qytetarëve thotë se e ka marrë me punët që i ka bërë kjo pasi asnjë here nuk ka bërë premtime. Suma që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare e më pas edhe e TMK-së, thotë se periudha kur ky ishte pjesë e këtyre Trupave Mbrojtëse, ishte më e mira, e jo ajo e kryetarit.

“Koha ime më e mirë ka qenë ajo kur kam qenë pjesë e TMK-së apo kur kam dhënë kontribut gjatë luftës”, tregon më tej Rufki Suma.

Në raportimin e pasurisë, atij nuk i figurojnë mjete të shumta financiare. Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Ndërsa, mjete financiare për pak mbi 200 euro. Asnjë biznes nuk e ka. Në medie, u vlerësua si kryetari më i varfër, por Suma, ndihet krejt ndryshe.

“Nuk pajtohem se jam kryetari më i varfër sepse në Kosovës ka njerëz që nuk ka asnjë cent. Por nëse krahasohem me kryetarë tjerë të komunave, ndoshta ata kanë ndonjë biznes”, tha Suma.

Zotimin e tij është në shërbim të qytetarëve kjo edhe ka bërë të marr besimin për udhëheqje

Rufki Suma  për RTV Dukagjinin, deklaroi se më me dëshirën e tij nuk do të kandidoj për kryetar të komunës, veç nëse ka kërkesë të madhe nga bashkëqytetarët./RTV Dukagjini/

Loading...