Shaqirit i trefishohet vlera, Xhaka më i shtrenjti

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri është në formë të jashtëzakonshme me Liverpoolin në kampionatin anglez.

Kështu edhe vlera e tij është rritur dukshëm. Një vit më parë Shaqiri vlerësohej rreth 14,5 milionë euro, ndërsa tani është rritur ndjeshëm duke shkuar 53,2 milionë euro, shkruan albinfo.ch.

Këto statistika i ka publikuar kompania profesionale që merret me hulumtimin dhe vlerësimin e vlerave të futbollistëve në kampionatet më të forta evropiane.

Shaqiri bëhet kështu futbollisti me rritjen më të madhe të vlerës prej futbollistëve nga Zvicra.

Futbollisti me vlerën më të madhe është Granit Xhaka. Ai vlen 62.9 milionë euro. Megjithatë, më parë kishte vlerën 69 milionë euro.

Valon Behrami e ka vlerën 1.5 milionë euro, kurse Blerim Xhemaili 2.7. Florent Hadërgjonaj që pritet t’i bashkohet Kosovës vlen 9.4, kurse Admir Mehmedi 4.5.

Renditja

Granit Xhaka (Arsenal): Nga 68 në 62,9 Mln.

Xherdan Shaqiri (Liverpool): Nga 14,5 në 53,2 Mln.

Manuel Akanji (Dortmund): Nga 13,7 në 37,3 Mln.

Ricardo Rodriguez (Milan): Nga 12 në 22,2 Mln.

Roman Bürki (Dortmund): Nga 20 në 21,4 Mln.

Nico Elvedi (Gladbach): Nga 15,8 në 19,8 Mln.

Remo Freuler (Atalanta): Nga 17 në 18,7 Mln.

Denis Zakaria (Gladbach): Nga 12,1 në 18,4 Mln.

Breel Embolo (Schalke): Nga 9,8 në 11,5 Mln.

Florent Hadergjonaj (Huddersfield): Nga 6,4 në 9,4 Mln.

Fabian Schär (Newcastle): Nga 10,2 në 9 Mln.

Yann Sommer (Gladbach): Nga 14,1 në 8,3 Mln.

Renato Steffen (Wolfsburg): Nga 6 në 7,3 Mln.

Michael Lang (Gladbach): Nga 3,8 në 5,3 Mln. (ab Juli)

Steven Zuber (Hoffenheim): Nga 8,7 në 4,9 Mln.

Admir Mehmedi (Wolfsburg): Nga 5,3 në 4,5 Mln.

Marwin Hitz (Dortmund): Nga 1,1 në 3,7 Mln.

Ynga Mvogo (Leipzig): Nga 6 në 3 Mln.

Blerim Xhemaili (Bologna): Nga 4 në 2,7 Mln.

Gregor Kobel (Augsburg): Nga 1,6 në 2,5 Mln.

Joel Untersee (Empoli): Nga 2 në 1,7 Mln.

Valon Behrami (Udinese): Nga 2,1 në 1,5 Mln.

Stephan Lichtsteiner (Arsenal): Nga 2,2 në 1,5 Mln.

Pirmin Schwegler (Hannover): Nga 1 në 1,4 Mln.

Gelson Fernandes (Frankfurt): Nga 1,5 në 1,2 Mln.

Francois Moubandje (Toulouse): Nga 2,3 në 0,9 Mln.

Eldin Jakupovic (Leicester): Nga 1,8 në 0,9 Mln.

Fabian Lustenberger (Hertha): Nga 1,2 në 0,9 Mln.

Johan Djourou (SPAL): Nga 1 në 0,8 Mln.

Josip Drmic (Gladbach): 1,6 në 0,7 Mln.

Loading...