Shkup, shoferi godet këmbësorin me “Mercedes” dhe ikë

Shpërndaje

Personi me iniciale M.C. (40) në natën e Vitit të Ri, rreth orës 2 të mëngjesit u godit nga një makinë “Mercedes” në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup.

Shoferi i makinës pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit, këmbësori me ndihmën e shpejtë u transferua në Klinikën ‘Nënë Tereza’ ku u konstatuan lëndime serioze nga mjeku kujdestar. Inspektimi është kryer nga SPB – Shkup dhe po punohet në zbardhjen e rastit, informojnë nga policia.

Loading...