SKANDAL: Në kulmin e sezonit për skijim në Kodrën e Diellit, nuk punon teleferiku! (VIDEO)

Shpërndaje

Hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe shumë pengesa të tjera të cilat nxorrën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve.

Nga pamjet më poshtë, shihet qartë se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa teleferikë, pa ashensorë skijimi funksional “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot dhe nesër është festë shtetërore në Maqedoni, dhe shërbimet shtetërore nuk punojnë.

Gjithashtu, edhe ky sezon e priti Kodrën e Diellit pa ashensorin për ski me gjashtë ulëse, i cili është ende nuk është në funksion.

Për këtë nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan dorëheqje të menaxhuesve të kësaj pike turistike, dhe të njëjtin i kanë quajtur “dështak”.

“ELEM TURS ju fton të skijoni në ditë me reshje bore dhe erë të fortë, kurse ditët me diell të njejtit po pushojnë.
Këtu, vetëm në Kodrën e Diellit mund të shihet metoda më e mirë e shkatërimit të një perle turistike, është një marrëveshje Qeveri – Komunë që gjithçka këtu të vdes. Dështaka, lironi ato vende menaxhimi, lironi ato vende ku i keni bërë si biznes tuajin familjarë. Turp, dështim, dorëzohuni!”, thonë nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Edhe përskaj dobësive në funksionim, Kodra e Diellit ende ka vizitorë, jo pse është e rregulluar apo se ka shumë investime, por thjeshtë sepse është pasuri natyrore shumë e vlefshme, të cilën ende nuk e kanë lënë të shkatërrohet plotësisht./portalb

Loading...