Skandali me Fondin Pensional, Grubi mbronë drejtorin e BDI-së: Ministrja Carovska është e re në politikë

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së Artan Grubi gjatë debatit që u transmetua sot në mbrëmje në emisionin “Programi 200”, ka komentuar edhe rastin e fundit me skandalin në Fondin Pensional. Sipas tij, paratë nuk kanë humbur, por kanë mbetur në Fond të pa shpërndara në Shtyllën e Dytë si pasojë e mosfunksionimit të sistemit. Grubi theksoi se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska ka bërë një gafë dhe se duhet të ketë kujdes gjatë prezantimeve të saj në publik.

“Bëhet fjalë për një deklaratë jo shumë të matur të ministres Carovska e cila në fakt ndoshta akoma vlerëson se është duke drejtuar një organizatë joqeveritare dhe jo një ministri kaq të rëndësishme të cilën ajo e udhëheqë, dhe do të duhet që në prezantimet e veta të ketë pak kujdes”, tha Grubi.

Ndryshe, para dy dite u zbulua skandali i mos-pagesës së kontributeve të 12 mijë personave në shtyllën e Dytë pensionale, drejtori i Fondit Pensional sot gjatë një konference të përbashkët me ministren Milla Carovska tha se paratë nuk janë tërhequr por kanë mbetur të pa-shpërndara. Kurse ministrja Carovska nuk beson se ky skandal ka të bëjë me probleme teknike, por sipas saj duhet hetuar edhe faktori njeri. Ndërkohë sektori civil bën thirrje që Prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Loading...