Snopçe “bombardon” Ministrin Arbër Ademi me argumente për gjendjen në arsim

Shpërndaje

Sonte në Click Plus në TV21 të ftuar janë Ministri i Arsimit Arbër Ademi kurse përball tij Prof.Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Deputeti i Lsdm Agim Murtezani për të diskutuar për problemet me të cilët ballafaqohen shqiptarët të Komunës Çashkë dhe Veles.

Halil Snopçe e ka “bombarduar” Mnistrin Ademi me argumente për gjendjen në arsimë duke përmend një objekt në Tetovë i cili 18 vite ka fillu të ndërtohet dhe asnjëher nuk ka përfunduar.
Snopçe ka përmendur edhe nxënësit e Bllacës së Shkupit udhëtojnë jasht kufirit në Elez Han të Kosovës për të marrë shkollim në gjuhë amtare.

Një skandal tjetër që ka përmendur Snopçe është edhe rasti me parkun teknologjik në UEJL projekt për të cilin Ministria e Arsimit ka marrë 2 miljon euro nga banka botrore por se pastaj i njejti vend i është dhënë Agjencionit për Inovacion.

Snopçe duke folur për rastin e nxënësve shqiptarë të fshatit Karasllari që mësojnë në gjuhën maqedone, ka thënë se Ministri i Arsimit ka reaguar vetëm pas publikimit të kronikës në televizonin Tv21 dhe jamë i sigurt se Minsitria ka pasur njohuri për rastin por e kan heshtur këtë rastë dhe shumë raste të tjera qe jam i bindur se edhe shumë raste tjera që ne nuk nuk i dijmë por ministria duhet ti zgjidhë të gjitha këto probleme.

Profesori Snopçe tha se sipas statistikave mbi 1.100 nxënës shqiptarë mësojnë në gjuhën maqedone dhe kjo është tragjike në shekullin 21 të ndodhë kjo në një shtet aspirant për antarsim në BE-n është e pa tolerueshme.

Kryetari i Strugës mbylli shkollën shqipe në Podgorcë të Strugës

Mbi 1000 nxënës shqiptarë mësojnë në gjuhën maqedonase!

Debati i plotë:
Tema: Nxënës me të drejta të mohuara!

Loading...