Taravari: Nëse ASH do të ketë një propozim të mirë për President, do t’u ofrohet popullit

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket garës së zgjedhjeve presidenciale, por sipas tij, ASH bazohet në vlera dhe në personalitete që mund të ushtrojnë këtë detyre.

“Zgjedhja e Presidentit të vendit nuk është një ekuacion politik, një mënyrë për të bërë pazare politike. Është zgjedhja e një njeriu të përgjegjshëm që nuk ka fare rëndësi partia që e propozon nëse ai/ajo nuk është një person i përshtatshëm për të mbajtur përgjegjësinë e madhe që një president ka. Nëse do pyetesha personalisht besoj që si çdo sektor tjetër në Maqedoni që ka defiçencë femrash, shikoj plot zonja të nderuara të cilat mund të kryejnë me sukses detyrën e Presidentit të vendit. Gjithsesi ne do të poziciononemi qartë në momentin e Zgjedhjeve Presidenciale duke theksuar që nuk do të mbajmë lojën e askujt, mjaft me politikën e lojrave!”, theksoi për INA, Arben Taravari. Sipas tij, nëse ASH do të ketë një propozim më të mirë të kandidatit natyrisht që do t’u ofrohet popullit, por do të shihen edhe figurat e tjera që ofrohen.

Loading...