Të gjithë iu gëzuan pranimit të amendamenteve të opozitës shqiptare, por jo edhe BDI me “analistat” dhe profesorët e konakut?!

Shpërndaje

Pranimi i djeshëm i Amandamenteve te ASH nga ana e Kryeministrit Zaev si dhe paralajmerimi per te pranuar edhe disa amandamente te BESË-s se Billall Kasamit, padyshim që paraqet një të artitur jo të vogël të ndryshimeve kushtetuese edhe ne favor të shqiptarëve.

Kjo e arritur ndodhi përshkak konzistencës politike të opozitës shqiptare, koordinimit me faktorin ndërkombëtar si dhe paralajmerimet për dilemat e votimit per ndryshimet kushtetuese dhe arritjen e numrit 80 të deputetëve.

Megjithate këtij fakti nuk ju gëzuan zyrtarët e BDI – se bashki me pseudo profesor dhe “analistë” të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe trumbetuan në opinion si vegla të BDI, se nuk eshte koha tani për kërkesa politike të shqiptarëve.

Një viktimë e tille ishte edhe profesori dhe “analisti” i BDI Mersim Maksuti, të cilin para ca ditë e kishte ftuar Ali Ahmeti në konakun e tij për ta regrutuar për “orgitë politike” dhe per ta mbrojtur BDI, e cila po kalon fazën me të rëndë politike nga formimi i saj si subjekt politik.

Është për keqardhje nje profesor i Drejtës Kushtetuese, ti besoj më shumë fjalëve të oxhakut dhe konakut të Alisë se sa sakrificës dhe këmbëngultësisë së opozitës shqiptare të cilët me mish dhe me shpirt u munduan të nxjerin dicka edhe për shqiptarët, siç është trajtimi i barabartë i qytetarëve në preambullën e Kushtetutës, angazhimi i shtetit edhe për diasporën shqiptare, si faktor kyc i stabilitetit financiar me remitencat e tyre, si dhe rregullimi i shtetësisë, ku në dokumentet personale, shqiptarëve, por edhe Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit por edhe “analistave” të konakut të Aliut ku bën pjesë edhe profesori i Drejtës Kushtetuese Administrative, i cili nuk bën interpretimin e duhur juridik dhe politik, por bën interpretim puthador dhe servil, nuk do tju shkruajë në passportat e tyre MAQEDONAS, por do të kenë shtetësinë : Qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është për keqardhje kur “profesor” madje që shiten si ekspert bëhen në anën e pushtetit përshkak interesave të tyre vetëm personale, madje jo që nuk i ndohmojne proceseve politike kombëtare, sic ndodh në të gjitha vendet e botes ku shoqeria civile dhe akademike bëhet bashkë me opozitën për ndonje të arritur, qoft politike kombëtare, apo ekonomike por këtu në Maqedoni, disa nga profesorët nuk i shërbejne as shkencës e as proceseve politike por i shërbejnë ombrellës partiake të BDI-së, ku duket se i tillë është edhe profesori “analist” i Konakut të Ali Ahmetit. Sa turp!

Loading...