Thaçi e mban ‘fjalën’ shkon në Brezovicë, përderisa Ekipi negociator është në Bruksel

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që të relaksohet në Brezovicë, përderisa në Bruksel sot është zhvilluar takimi i Ekipit Negociator të Kosovës me shefen e diplomacisë evropiane Federcia Mogherini.

“Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe, edhe më herët kreu i vendit kishte paralajmëruar se gjatë ditës kur do të mbahej takimi në Bruksel, ai do të shkonte për skijim në Brezovicë.

“Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim në Bruksel që më 8 janar ata të jenë në Bruksel, unë në skijim në Brezovicë”, pati deklaruar Thaçi në konferencën përmbyllëse më 27 dhjetor 2018.

Loading...