Thaçi ngushëllon Dacin për humbjen e djalit të tij të vetëm, nuk përmbahet (Video)

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te arkivoli i djalit të ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, Arianit, shkruan Gazeta Blic.

Familja Daci, janë duke pritur një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur për të shprehur ngushëllime.

Arian Daci, ka humbur jetën dje si pasojë e rënies së një orteku të borës në Brezovicë. Prapa vetës ai ka lënë bashkëshorten, dhe dy fëmijët. Ndërsa, ai ishte djali i vetëm i akademikut Nexhat Daci.

Përcjellja për në banesën e tij të fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Loading...