Thaçi vjen me një paralajmërim për marrëveshjen me Serbinë

Shpërndaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se marrëveshja me shtetin e Serbisë është e domosdoshme, dhe se Kosova ka nevojë për këtë transformim.Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë, shkruan GazetaBlic.I pari i vendit ka thënë se do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.

Postimi i plotë:

Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.

Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë. Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë.Kosova ka nevojë për këtë transformim. Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë. HTH

Loading...