Ti Flaka Surroi, ku do i lësh milionat?!

Shpërndaje

Halil Kastrati nuk ka nevojë për media që t’i bëjë publicitet vetes sepse atë e njohin më shumë se një kryeministër.Por pa mediat Halil Kastrati personalisht nuk do ta kishte të vështirë, por për të sensibilizuar donatorët për të ndihmuar familjet e varfëra, s’do mund ta realizonte këtë mision të madh . Para se të shfaqet një figurë si e Halilit që shkon për ti shpëtuar këto familje, ku ishin kamerat rrallë ndonjëherë tregonin për këta njerëz të harruar që perëndonin heshturazi. Halil Kastrati po aq sa ka ndihmuar këto raste të rënda sociale ,po aq i ka ndihmuar në mënyrë indirekte edhe shumë media që të bëhen më të lexueshme.

Dhe si gjithnjë , kur personaliteti i një humanisti ngritet aq shumë, do dalin ata që poashtu do të bëhen tua lexojë dikush tekstin sepse po flet për Halilin, qoftë edhe të shkruajë keq për të.Do ta lexojnë atë shkrim sepse aty përmendet një huumaist që e njeh i madh e i vogël.S’ka asnjë xhelozi nëse Halili do ishte më i njohur tashmë se politikanët, gazetarët, opinionistët dhe të tjerët.Halili nuk ka mision që të na jep llogari neve se cfarë do shkruajmë për të.Ai ka dalë të shpëtojë njerëz të këputur nga varfëria e rëndë. Ne nuk guxojmë t’a godasim një njeri si Halili me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe shumë donatorë që i rrijnë pas, sepse ne me këtë e kemi ndalur shpresën e gjithë atyre njerëzve që kanë nevojë për një njeri që të tjerët i besojnë dhe ai nuk abuzon me ato para, por shkon të gëzojë ato fate të shkelura që shteti dhe institucionet i kanë harruar. Halili se bën këtë për reklamë, as për t’u ekspozuar ,por ai tashmë ka përfituar besimin e shumë njerëzve gjithandej hapësirave shqiptare dhe aq më tepër ai nuk i ndan njerëzit .Ai ka ndihmuar edhe familjet katolike sepse misioni human nuk njeh përkufizime.

Halili nuk është politikan që i ka premtuar dikujt, por pa zhurmë, me ndërgjegjen e pastër të një humanisti, ai shkon dhe strehon njerëzit që i ka shkelur mizorisht fati i keq.Përse në praninë e kamerave?Por ne e pamë se pa praninë e tyre sa familje ishin të harruara, s’dinte askush për fatet e heshtura ,nuk interesohej kush.Sa më shumë që njerëzit i shohin këto skena të varfërisë ekstreme, aq më tepër dalin të tjerë donatorë që dhurojnë dhe ndajnë mjete edhe për të tjerë që presin rradhën .Kur ta shihni se një familje e gjorë ka gjetur strehim, ka shpëtuar nga skamja, s’ka asgjë të keqe edhe nëse mediat e transmetojnë atë.

Halilin mund ta kritikojnë sic bëri publicistja Flaka Suroi , ajo është e drejtë e saj, por realiteti për këtë figurë të bamirësisë është ndryshe.Ai troketë në dyert e atyre që janë duke perënduar, që janë duke vdekur nga kequshqyerja, që s’kanë një vendstrehim, .Ai shkon dhe në castin kur ata kanë humbur shpresën për të jetuar, ai u jep jetë,kuptohet jo i vetëm sepse ka shumë të tjerë me vete që e bëjnë këtë gjest human dhe njërëzorë. Në fund të fundit Halili nuk është ndonjë “Soros”, por është një bamirës i madh që pushton zemrat e të varfërve.

Nuk ka gjest më fisnik se sa ta bësh këtë.Pak rëndësi kanë kamerat për të edhepse pa këto të fundit nuk mund të senzibilizosh edhe raste tjera që presin në rradhën e gjatë që t’u ndihmojë dikush,tua kthejë buzëqeshjen e humbur fëmijëve që rriten ose pa prindër, ose pa shtëpi, ose pa asgjë.

Editorial : Faktiditor.ch

Loading...