Tifozët e Cardiff Cityt me mesazh emocionues për Salan: Nuk të pamë kurrë, por do të duam gjithmonë

Shpërndaje

Emiliano Sala kishte marrë aeroplanin dhe ishte nisur për në Cardiff pasi ishte përshëndetur me shokët e tij të klubit Nantes.

Ai ishte bërë blerja më e madhe në histori të klubit të Cardiffit, javën që shkoi, kur u transferuar për afër 20 milionë euro.

Aeroplani me të cilin udhëtonte u zhduk në kanalin anglez që nga e hëna, ndërsa pas katër ditësh kërkime, sot policia vendosi t’i ndërpresë kërkimet për gjetjen e lojtarit dhe pilotit.

Tifozët e Cardiff Cityt ka ditë që lutën për lojtarin, ndërsa sot kanë prezantuar një pankartë për lojtari.

“Nuk të pamë kurrë duke luajtur, nuk të pamë kurrë duke shënuar, por Emiliano zogublu i jonë i bukur do të duam gjithmonë më shumë”, shkruhej në pankartë.

Sala nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe të hënë e kishte stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e rinj.

Lojtari kishte shënuar 12 gola në gjysmë sezonin e tij në Ligue 1 me Nantes. /Telegrafi/

Loading...