Titanik 2: Thaçi dhe Mijallkov në seancë gjyqësore për parregullsi zgjedhore

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Në seancën e fundit u dëgjuan disa “bomba” të propozuara nga PSP, në të cilat dëgjohej ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas të cilët më 28 mars 2013 kanë diskutuar për votimet në rrethin e dytë në disa vende.

Gjykimi për këtë lëndë ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e sotme pritet të dëgjohen edhe disa “bomba” tjera që janë propozuar nga Prokuroria Speciale.

Loading...