Tsipras: Sot është ditë historike, Maqedonia e Veriut do të jetë mike e jona

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut, e cila u lind sot do të jetë mikja jonë, shkroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në profilin e tij zyrtar në Tuiter, pak pas shpalljes së rezultateve dhe dritës jeshile nga Parlamenti grek për Marrëveshjen e Prespës. Ai shtoi se sot është ditë historike, sot “shkruhet faqe e re për Ballkanin”, lajmëron korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Gjeneratat e ardhshme të të dyja vendeve i kanë borxh deputetëve mirënjohje të cilët me guxim i vendosën themelet për të ardhmen e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës harmonike mes dy popujve. Maqedonia e Veriut e cila u lind sot do të jetë mike jona. Aleate dhe mbështetëse e Greqisë në përpjekjet e saj për siguri, stabilitet dhe zhvillim të përbashkët në rajon”, shkroi kryeministri grek.

Aleksis Cipras në fillim të postimit të tij se Greqia sot mbron një pjesë të madhe të historisë së tij, nga trashëgiMEDIAL kulturore dhe historia antike greke.

Loading...