Zekiri ‘kopjon’ stilin e Bashës, shëtit nëpër pazar (Foto)

Shpërndaje

Muhamed Zekiri, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së, ka vizituar sot tregarët në Bit Pazar, ku është takuar me një pjesë të tyre dhe ka biseduam për temat aktuale, për situatën e organizmit të tregjeve si dhe përcaktimeve ligjore që rregullojnë tregtinë e tregjeve të gjelbra, përcjell fjala.mk

“Dje, shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM e anuloi për një vit Ligjin për Tregjet e Gjelbra. Jemi këtu që bashkë të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Andaj, bujqit, pensionistët dhe të gjithë tregtarët të jenë të rehatshëm dhe të mos kenë brenga sepse do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në të mirën e të gjithëve”, deklaroi Zekiri.

Siç duket deputeti i LSDM Muhamed Zekiri ka nisur të ‘kopjojë’ stilin e kryetarit të PD në Shqipëri, Luzim Basha i cili sot ka shëtitur nëpër bulevardin e Shkodrës duke vizituar të gjitha lokalet dhe duke bërë thirrje për protestë kundër Kryeminstrit Edi Rama./fjala.mk

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si Lulzim Basha shëtit nëpër rrugët e Shkodrës:

Loading...