Aleanca për Shqiptarët me analizë për planin urbanistik lidhur me Kodrën e Diellit, ja çka propozohet (Video)

Shpërndaje

Në lidhje me anketën publike të Propozim Planit Urbanistik të Qendrës Sportive Rekreative (QSR) Kodra e Diellit të përpiluar nga Komuna e Tetovës e që në të vërtetë duhet të paraqesë një vizion strategjik zhvillimor të kësaj Qendre Sportive Rekreative për periudhën e ardhshme 10 vjeçare, Komisioni për urbanizëm pranë Departamentit të transportit dhe lidhjeve të Aleancës për Shqiptarët, pas analizës së këtij plani urbanistik, dje dorëzoi vlerësimin e përgjithshëm të ndarë në disa pika kyçe.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se këtij i plani i mungon detyra projektuese, dhe është e paqartë se në çfarë analize, programi, ideje apo kërkese është përpiluar plani urbanistik. Në kuadër të këtij plani, nuk është trajtuar tema e shtigjeve të skijimit,, apo edhe e sporteve tjera dimërore por vetëm pjesën e vikend/lagjeve dhe hapësirave komerciale-hotelerike, e cila nga vetë emërtimi i këtij venbanimi Qendra Sportive Rekreativen, përveç vendbanimeve dhe hapësirave komerciale duhet të përfshij edhe destinimet e sportit edhe rekreacionit: shtigjet e skjimit, patinazhit, terrene për sporte tjera, palestra sportive, pishina etj.

Ky komision vlerëson gjithashtu, se mundësitë dhe resurset zhvillimore të Kodrës së Diellit, duhet të burojnë nga ky plan dhe të njëjtat të mos i lihen në kompetenca ELEM-it të cilët me masterplanet e tyre janë duke e shkatërruar sistematikisht këtë qendër sportive. Gjithashtu, në këtë plan ekipi profesional i yni vlerësoi se ka mungesë të objekteve komerciale, shëndetësore, zbavitëse, informative – turistike etj.
Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu kërkon që të dislokohet objekti në hyrje që i takon Ministrisë së Mbrotjes, i cili është i shkatërruar dhe jo funskional, i njëjti të modifikohet, të rindërtohet dhe të dislokohet pasi që pengon në rrjedhojën e komunikacionit.

Ne kërkojmë gjithashtu, që Manastirit Ortodoks ‘Shën Naumi i Ohrit’ që përfshinë pronësi prej 11mijë m2, ti largohet pjesa e oborrit dhe ti ngelet në pronësi vetëm pjesa e objekteve. Konstatojm se pjesa e oborrit, prek terrenet e skijimit dhe pamundëson që në të ardhmen të ketë investime të tjera në këto terrene.

Shpresojmë që analiza vlerësuse dhe kritike e Aleancës për Shqiptarët të merret parasysh nga ana e Komunës së Tetovës, dhe Komuna të vërtetojë që punon në interes të qytetarëve dhe të mbrotjes së Kodrës së Diellit dhe jo të interesave klanore.

Aleanca për Shqiptarët- Dega Tetovë

Loading...