Aleanca për Shqiptarët pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore solli disa konkluza për zgjedhjet presidenciale

Shpërndaje

Informatë Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e rregullt të Kryesisë qendrore, pas diskutimeve të shumta të anëtarëve të saj për temën e zgjedhjeve presidenciale solli këto konkluza:

U rikonfirmua qëndrimi i deritanishëm që krahas zgjedhjeve Presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

U diskutua rreth idesë që Aleanca për Shqiptarët të kandidojë me kandidat të saj për President të vendit. – U shqyrtua ide për mbështetjen e kandidatit të përbashkët për President me partitë opozitare me shoqërinë civile, dhe atë akademike. – Kryesia Qendrore e ASH autorizoj Kryetarin e Partisë z. Ziadin Sela për të zhvilluar bisedime me të gjithë aktorët politik në vend për temën e zgjedhjeve Presidenciale dhe ato të mundshme parlamentare.

Loading...