Aliu fliste ‘ANALISTAT’ i zuri gjumi (Video)

Shpërndaje

Lideri i BDI, Ali Ahmeti sonte ishte i ftuar në TVM-2, përballë analistëve Emin Azemi, Ibrahim Mehmedi dhe Albert Musliu.

Kjo “përballje” e analistëve me liderin e BDI ishte aq e “zjarrtë ” saqë kur fliste Ali Ahmeti, analistët jo që në asnjë mënyrë nuk i ndërhynin me argumente të cilat shikuesi do e pyeste Ali Ahmetin, po analistët në fjalë shpeshherë duke e lëvizur kokën lartë-poshtë e aprovonin ligjëratën e Ali Ahmetit!?

Janë për keqardhje disa nga gazetarët dhe analistët e “pavarur” të cilët jo se nuk mundohen ta zbulojnë të vërtetën, por shpeshherë pyetjet i bëjnë sipas shijes së pushtetit, duke mos e vënë në asnjë moment në “siklet” në këtë rast Ali Ahmetin!?

Imagjinoni një debat televiziv në Shqipëri të ftohet përballë analistëve dhe gazetarëve lideri i Pozitës dhe Kryeministri aktual Edi Rama ose ai opozitës Lulzim Basha? Çfarë debati i nxehtë, me përplasje, replika dhe kundër replika, dhe jo siç është momentalisht debati i analistëve të “pavarur” në MTV2, një debat i qetë me demagogji, po zhurmë, të len përshtypje se gjithçka është në rregull me politikën dhe me shqiptarët në Maqedoni, me një fjal një debat i cili vetëm mund të të bëjë ta ndërrosh kanalin ose t’ia fusësh gjumit!

Loading...