Amdi Bajram: Do të ishte më mirë që VMRO-DPMNE të më zgjedhë mua si udhëheqës sesa Mickoskin

Shpërndaje

Një nga kandidatët e shpallur për president të shtetit, Amdi Bajram, në TV 24, tha sonte se ai e kishte ndërprerë koalicionin me VMRO-DPMNE sepse u larguan Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov.

“LSDM mori pushtetin, pashë që VMRO-DPMNE filloi të zhytet. Gruevski dhe Mijallkovi u larguan dhe unë nuk kisha askënd që të punoja me atë parti. Do të ishte më mirë që VMRO-DPMNE të më zgjedhte mua për kryetar sesa Mickoskin, do ta hiqja më shpejtë nga balta partinë. Për mua, ai nuk është një udhëheqës, unë jam shumë më me përvojë se ai. Nëse Gruevski mbeteshte në VMRO-DPMNE, unë do të qëndroja me ta”, tha Bajram.

Loading...